Në këtë periudhë kohe punëtorët e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike janë parë duke krasitur dhe zëvëndësuar pemët ,kryesisht në qëndër të qytetit të Lushnjës dhe në disa pjesë të tjera të qytetit.
Përsa i përket pemëve të thara,punonjësit po i zëvëndësojnë ato me pemë të reja ,të llojit kumbulla të kuqe,gështenja,blir,etj,të gjitha këto financuara nga fondi i bashkisë Lushnjë.
Gjithashtu punonjësit kanë nisur punën edhe për krasitjen e pemëve brenda qytetit dhe në akset ku ështe e nevojshme një ndërhyrje e tillë.
Jorgen Prifti agronom pranë Ndërmarrjes së Pasurisë Publike shprehet se kjo punë do të vazhdojë deri në muajin shkurt ku të gjitha pemët e thara do të zëvëndësohen me pemë të reja,dhe pemët të cilat kanë nevojë dhe krasiten në këtë periudhë do të krasiten.
Ashtu si çdo vit tjetër ,zëvëndësimi i pemëve fillon në këtë sezon,sakaq në këtë periudhe 80% e pemëve mund të krasiten, pasi në këtë kohë pemët janë “te fjetura”,gjë e cila bën që ato të mbrohen dhe të mos dëmtohen ,sipas agronomit të Ndërmarrjes së Psurisë Publike.Ky proces bëhet edhe në varësi të kushteve atmosferike.