Një automjet i drejtuar nga një 40 vjeçare duke udhëtuar në daljen jugore të Lushnjës ka goditur një tufë me bagëti. Si pasojë e goditjes disa bagëti të imëta kanë ngordhur ndërsa mjeti ka pësuar dëme materiale.

Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar dhe po kështu edhe bariu nuk ka qenë  në rrugë në momentin e përplasjes.

Policia e qarkullimit rrugor mbërriti në vendngjarje dhe dokumentoi rastin ndërsa ka disiplinuar trafikun e krijuar nga kjo situatë.

Sipas të dhënave paraprake nga ana e uniformave të qarkullimit rrugor tufa e bagëtive kanë dalë në aksin rrugor për të kaluar në anën tjetër dhe mjeti i ka përplasur. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *