SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishaj në lidhje me atentatin ndaj Arjan Ndojës në vitin 2019.
Pretenca u lexua në mungesë të të pandehurve nga prokurori Adnan Xholi. Për Julian Meçen u kërkua 35 vite burg.
Nga atentati mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndojës.
Si ndodhi atentati ndaj Prokurorit Ndoji?
Pasditen e një nëntorit 2019, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën që drejtohej nga Andi Maloku dhe ku pasagjerë ishin prokurori i Durrësit Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, person me precedent të theksuar kriminal. Shoferi Andi Maloku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe dëshmitarë u bënë disa kalimtarë që i erdhën në ndihmë të plagosurve.
