Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi është identifikuar si autor i 4 vjedhjeve. Policia bën me dije se i riu në 10 ditë ka kryer 4 vjedhje në dy markete në Tiranë.
Më tej bëhet me dije se i riu ishte dënuar edhe më parë për vjedhje. Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
DVP Tiranë/ Gjatë 10 ditëve të fundit, kreu 4 vjedhje në 2 supermarkete, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Ky shtetas, i dënuar më parë, për të njëjtin krim. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rasteve, shtetasi:
-A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan. Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.