Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin në kërkim E. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se më datë 12.04.2026, i ka vënë zjarrin banesës së tij. 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. G., banues në fshatin Gjuzaj, pasi ka dëmtuar rrugën duke hapur një kanal; 

-A. T., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka tentuar të ndërrojë bravën e derës së një apartamenti, me pretendimin se është në pronësi të tij;    

-A. K., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin K. A., 41 vjeç, banues në fshatin Luar, Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.    

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.   

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds