Ekipi kombëtar i të rinjve në karate ka marrë pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të rinj që u mbajt në Kroaci në datat 26 deri 29 qershor. 4 sportistë kishte në përbërje të tij ekipi kombëtar i moshave 10 deri 21 vjeç, tre nga ekipi i Tiranës dhe një nga ekipi “Bijtë e Shqipes” Lushnjë. Në këtë botëror merrnin pjesë 4000 sportistë nga 78 vende të botës.
Karakteistja 14 vjeçare e ekipit “Bijtë e Shqipes” Lushnjë, Amanda Dedej është kthyer me medalje ari nga ky botëror. Në peshën nën 52 kilogram, karakteistja u ndesh me gjashtë kundërshtare, në finale mposhti serben Neda Mariçeviç, duke fituar 4- 0.
Trajneri i ekipit kombëtar të karatesë zoti Lirim Dedej ndër të tjera u shpreh se ekipi kombëtar i Shqipërisë pas shumë arritjeve të tjera në ballkaniada e europianë së fundmi ka sjellë në shtëpi Medaljen e Arit nga botërori i Kroacisë.
Fituesja e Medaljes së Artë në këtë ligë, Amanda Dedej, është 14 vjeçe dhe ka arritur gjithçka dhe tani synimi i saj është medalja e artë olimpike