Një aksidentdent ka ndodhur paraditen e sotme pranë poliklinikës.
Një mjet i drejtuar nga një shtetase rreth 56 vjeçe në tentativë për të parkuar makinën ka humbur kontrollin, duke përfunduar në trotuar .Mjeti ka marrë para një tezgë ambulantë në trotuar dhe mw pas ka plagosur një kalimtar.
I lënduar ka mbetur një shtetats 70 vjeçar dhe pasi është mjekuar nga mjekët e poliklinikës është dërguar menjëherë me ambulancë në spitalin e Lushnjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Sipas deklaratave të drejtueses së mjetit tip Benz me targa AA 078 XE ka ngatërruar marshin, në vend të dilte mbrapsht ka hipur mbi trotuar dhe ka shkaktuar aksidentin në fjalë.