Një aksident rrugor ka ndodhur mëmgjesin e sotëm në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re të Kolonjës. Sipas informacioneve, një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të betonit.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt spitalit të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds