Policia e gjitha në terren në protestën e sotme. Në orën 14:00 është thirrur protestë kombëtare, ku sipas informacioneve, pritet të ketë më shumë tubues se në ditët e shkuara.

Nisur nga precedentët e javës së shkuar, nuk përjashtohet mundësia që edhe në këtë protestë të ketë dhunë dhe trazira.

Sipas burimeve policia ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime.

Në ditët e shkuara kemi parë një taktikë ndryshe të policisë, që nuk i ka lënë të grumbullohen në një pikë të caktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds