Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Rendi i ditës përmbante pikat e mëposhtme:
- Miratimi i rendit të ditës
- Miratimi i fondit për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike si dhe ato që do të trajtohen me fondit e buxhetit vendor për muajin Dhjetor 2023.
- Miratimin e kërkesës së Bashkisë Lushnjë për familjen e zonjës Kristina Koçi banesa e së cilës është dëmtuar nga zjarri.
- Miratimi i listës së subvencionimit të qirasë për familjet e pastreha që punojnë me qira në tregun e lirë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar të gjithë vlerën e qirasë etj.
U miratuan pa asnjë kundërshtim të gjitha pikat e rendit të ditës.
Debatet u përqendruan tek denoncimi i këshilltarit të opozitës Ilir Marku për një rast dhune në shkollën “Skënder Libohova” ku një pastruese ka keqtrajtuar një nxënëse të kësaj shkolle.
Gjithashtu u trajtua edhe demtimi i shtëpisë së një familje nga tërmeti në fshatin Ballagat.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës solli kërkesën e Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë që në Gjazë të Krutjes të ngrihet memoriali i Kardinalit të parë të Shqipërisë, Eminencës Mikel Koliqi, ku qendroi i internuar për 20 vite.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”8ZXDD6XiRU4″]
