Kontributi dhe roli i bektashinjve në Kongresin e Lushnjës ishte tema e takimit sot në ambientet e Bibliotekës, ku morën pjesë Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe stafi i saj, përfaqësues nga Prefektura Fier, Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, përfaqësues nga komunitetet fetare, studiues, historian dhe qytetarë.

Takimi nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe Himnit Bektashian.

Baba  Mondi përshëndeti të pranishmit  dhe foli për kontributin dhe rolin e pamohueshëm të bektashinjve në Kongresin e Lushnjës.

Më pas Himni i Kongresit të Lushnjë u interpretua nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa në fjalën e saj tregoi në mënyrë të përmbledhur historinë dhe rëndësinë e Kongresit të Lushnjës.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”NFCXTkTkIgk”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *