Amanda Dedej është nxënëse në klasën e shtatë, në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” që në pamje të parë duket një 12 vjeçare normale, por që në të vërtetë është një kampione në karate, një sport burrëror dhe ka fituar 27 medalje ari. Në moshën 7-vjeçare ka fituar medaljen e parë dhe së fundmi është shpallur kampione e Ballkanit për të rejat. Amanda jeton në fshatin Dushk të Lushnjës dhe stërvitjen e ka filluar që kur ishte 4 vjeçe me trajner babin e saj Lirim Dedej që është edhe trajner i ekipit “Bijtë e Shqipes”. Por si ndjehet Amanda në këtë sport burrëror, si e balancon mësimin me stërvitjen, çmimet që ka fituar dhe dëshira për t’u bërë kampione bote, na i tregon ajo vetë në një intervistë për televisionin tonë.
Amanda edhe pse ka fituar shumë çmime në sportin e karatesë nuk është mbështetur dhe shpërblyer asnjëherë nga shteti shqiptar pavarësisht arritjeve të cilat na bëjnë krenar.
Vitet e fundit është rritur numri i fëmijëve që merren me karate. Vetëm në Dushk të Lushnjës, ekipi “Bijtë e Shqipes” numëron mbi 200 fëmijë të moshës nga 4-14 vjeç që merren me këtë sport.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”7mhj2j_Czgs”]
