Mario Liçka është emëruar në krye të Partisë Socialiste në Lushnjë. Vendimi është bërë i ditur mbrëmjen e së premtes, gjatë një takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura në selinë e Partisë Socialiste në Lushnjë, ku është prezantuar edhe drejtuesi i ri i kësaj force politike në nivel lokal.

Drejtimin e PS-së Lushnjë deri më tani e mbante Ergest Krakulli. Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për qarkun Fier, Belinda Balluku.

Mario Liçka nuk është një emër i panjohur për qytetin e Lushnjës. Ai ka mbajtur më parë detyrën e Administratorit të Klubit të Futbollit Lushnja, nga i cila u largua disa muaj më parë duke dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë ndryshimet në drejtimin politik dhe institucional të Lushnjës duket se nuk përfundojnë me këtë emërim. Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste, ish-kryetari Ergest Krakulli pritet të marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak Lushnjë, post që aktualisht mbahet nga Erjet Dhima.

Nëse ky ndryshim do të konfirmohet, atëherë kemi të bëjmë me një riorganizim të rëndësishëm të përfaqësimit të Partisë Socialiste në drejtimin vendor në Lushnjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds