Bashkia Lushnjë vijon punën për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në lagjet e qytetit. Sot, ndërhyrjet janë përqendruar në lagjen “Kadri Qystri”, ku po rikonstruktohen tre rrugë.

Bëhet fjalë për rrugët “Abedin Llapi”, “Kozma Kondakçiu” dhe “Demir Quka”. Projekti parashikon asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e trotuareve, vendosjen e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore, si dhe sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza aty ku ato mungojnë.

Gjithashtu, ndërhyrje është kryer edhe në murin rrethues të varrezave të zonës, në pjesët ku ai ka qenë i dëmtuar.

Punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e kësaj lagjeje.

Një prej banorëve, i cili jeton prej 23 vitesh në këtë zonë, shprehet se rruga nuk ka njohur ndërhyrje të tilla gjatë gjithë kësaj kohe.

Sinkron – Banor i lagjes: “Kam 23 vjet që banoj këtu dhe kurrë nuk është vënë dorë në këtë rrugë.”

Bashkia Lushnjë vijon investimet në infrastrukturën urbane, me synim përmirësimin e kushteve të lëvizjes dhe të cilësisë së jetesës për banorët e qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds