Vjeshta e 2026-s nuk kërkon shtresa të rënda grimi. Përkundrazi, lëkura po lihet të duket natyrale, ndërsa ngjyrat e forta në sy ose buzë marrin gjithë vëmendjen. Nga buzët e kuqe të errëta te sytë blu dhe shkëlqimi i ftohtë, tendencat e reja janë një përzierje mes natyrales dhe një detaji që bie menjëherë në sy.
Në pasarela dhe në pamjet e fundit të personazheve të njohur, grimi po bëhet më i freskët, më i butë dhe njëkohësisht më i guximshëm. Këto janë shtatë tendencat që ia vlen të provosh këtë sezon.
1. Lëkurë që duket si lëkurë
Harroje mbulimin e plotë. Këtë vjeshtë, baza duhet të jetë e lehtë dhe të lejojë të duket sa më shumë çehrja natyrale. Synimi është një lëkurë e freskët, e ndriçuar dhe e shëndetshme, ku mezi kuptohet se ku përfundon grimi dhe ku fillon lëkura.
Në vend që të aplikosh shumë fondatinë në të gjithë fytyrën, përdor shtresa shumë të holla dhe shto mbulim vetëm aty ku ke nevojë. Edhe njollat e vogla apo qukat mund të mbeten të dukshme.
2. Nuanca më të zbehta në faqe
Rozë e pluhurosur, kafe e butë dhe nuanca të ngrohta e të qeta po zëvendësojnë tonet shumë të ndezura të skuqjes. Efekti është më i sofistikuar dhe i përshtatet veçanërisht mirë gardërobës së vjeshtës.
Sekreti është që ngjyra të duket, por të mos jetë pika e parë ku shkon syri. Përhape mirë drejt skajeve për një efekt të butë dhe të shpërndarë.
3. Sytë e sfumuar
Vija perfekte e syrit po humbet pak nga rëndësia. Në vend të saj, grimi i syve po bëhet më i mjegulluar dhe më i butë.
Një laps kremoz ose një hije sysh e aplikuar pranë qerpikëve dhe e sfumuar para se të fiksohet krijon menjëherë atë pamjen paksa misterioze që i shkon vjeshtës. Për ditën mund të zgjedhësh kafen, ndërsa për mbrëmje grija e errët krijon më shumë intensitet.
4. Buzë të sfumuara
Nëse buzëkuqi i errët të duket shumë dramatik, thjesht mos e vizato konturin në mënyrë perfekte. Tendenca e buzëve të sfumuara e përqendron ngjyrën në qendër dhe e zbut gradualisht drejt skajeve.
Këtë vjeshtë mund të provosh nuanca kumbulle, kafe rozë ose manaferre. Rezultati është romantik, paksa i çrregullt dhe shumë më i lehtë për t’u mbajtur gjatë ditës.
5. Shkëlqimi i ftohtë rikthehet
Grimi me efekt të akullt nuk ka pse të presë dimrin. Buzët rozë të zbehta me shkëlqim, hijet e argjendta dhe ndriçuesit në nuanca rozë-vjollcë po shfaqen që tani.
Nuk ke pse ta teprosh. Një shtresë e lehtë shkëlqimi në buzë ose pak ndriçues i ftohtë mbi mollëza mjafton për ta sjellë trendin në një version më të përditshëm.
6. Buzët marrin gjithë vëmendjen
Këtë vjeshtë mund të mjaftohesh me një buzëkuq të mirë. Në disa nga pamjet më interesante të sezonit, buzët e errëta shoqërohen me sy pothuajse të pambuluar, duke e lënë ngjyrën të jetë pika kryesore e grimit.
E kuqja shumë e errët, në nuancë vere ose pothuajse të zezë, është zgjedhja më e dukshme. Mund ta mbash me kontur të pastër ose ta aplikosh në mënyrë të sfumuar, në varësi të efektit që kërkon.
7. Sytë blu
Nëse do pak më shumë ngjyrë, bluja është zgjedhja e sezonit. Mund të nisësh me një laps blu përgjatë vijës së sipërme të qerpikëve, pa ndryshuar pjesën tjetër të grimit.
Për një pamje më të guximshme, hija blu mund të shtrihet në qepallë dhe poshtë syrit, ndërsa një nuancë më e errët krijon efektin e syrit të tymosur. Në këtë rast, buzët është më mirë të mbeten të thjeshta, në mënyrë që bluja të jetë n
