Administrata e presidentit Donald Trump njoftoi dje kufizime të reja për vizat, që synojnë personat që përfshihen ose ndihmojnë në të ashtuquajturin “turizmin e lindjeve”.

Me këtë term nënkuptohet udhëtimi i një gruaje në SHBA kryesisht për të lindur fëmijën atje, me synimin që fëmija të marrë shtetësinë amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ky qëllim nuk është bazë e lejueshme për marrjen e vizës turistike. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se masat do të synojnë persona dhe rrjete që organizojnë në mënyrë komerciale udhëtime të tilla.

Këtu përfshihen, persona që organizojnë këto udhëtime kundrejt pagesës; ndërmjetës që ndihmojnë aplikantët për viza dhe dyshohen se i mësojnë si të japin informacione të rreme gjatë aplikimit dhe ofrues të huaj të shërbimeve mjekësore që ndihmojnë në organizimin e udhëtimeve për të lindur në SHBA.

Rubio i akuzoi këto rrjete se u kërkojnë klientëve dhjetëra mijëra dollarë, për të organizuar lindjen në SHBA, me synimin që fëmija të marrë shtetësinë amerikane.

Çfarë është “shtetësia nga lindja”?

Në SHBA, sipas Kushtetutës, fëmijët e lindur në territorin amerikan zakonisht marrin automatikisht shtetësinë amerikane në momentin e lindjes, me disa përjashtime të kufizuara.

Trump ka kërkuar që kjo e drejtë, të kufizohet për disa kategori fëmijësh. Çështja është bërë objekt i proceseve gjyqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds