Pas rreth një ore diskutime me në qendër akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, tensionet në Kuvend kanë nisur.
Kryetari Niko Peleshi ka sinjalizuar vijimin me rendin e ditës për interpelancë me ministrin Sofjan Jaupaj, por opozita ka kundërshtuar dhe ka vijuar duke përplasur duart në tavolina dhe bllokuar foltoren.
Më pas kryetari ka sinjalizuar sërish disa minuta pushim deri në zhbllokimin e foltores.
