Një ditë pas zjarrit në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Drejtoresha e këtij siti Ornela Durmishaj në një intervistë për mediat ka pohuar se situata është kthyer në normalitet dhe se asnjë monument i parkut nuk është dëmtuar.
Fatmirësisht sistemi hidrant i instaluar në park ka luajtur një rol vendimtar në neutralizimin e flakëve.
Zjarret janë kthyer në një rrezik potencial për sitet arkeologjike gjatë verës ka thënë Durmishaj, si në Bylis ashtu edhe në Apoloni. Megjithatë falë planit të masave paraprake, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë dëmtim.
Aktualisht po bëhet inventari i situatës në territorin e djegur ka theksuar Durmishaj, ndërsa ka shtuar se zjarri i djeshëm nuk ka pasur asnjë ndikim te vizitorët.
