Një konflikt mes dy nxënësve në një gjimnaz në Krumë të Kukësit ka përfunduar me lëndimin e një 17-vjeçari.

Ngjarja ndodhi në oborrin e shkollës, ndërsa policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme ndaj bashkëmoshatarit të tij, i cili dyshohet se e ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës.

“Krumë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për një 17-vjeçar.

Dje paradite, në oborrin e gjimnazit, në qytetin e Krumës, 17-vjeçari (nxënës) dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës, një bashkëmoshatar (nxënës në të njëjtën klasë), i cili mori mjekim dhe u largua në banesë.

Veprimet janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut. Rasti, përveçse ligjërisht, është trajtuar edhe me prindërit e dy të miturve dhe me stafin pedagogjik”, shkruan Policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds