GJKKO ka nisur aplikimin e gjobave ndaj avokatëve që po ndjekin bojkotin e vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Në procesin gjyqësor ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamës dhe Klodian Saliut, SPAK pritej të lexonte pretencën.

Megjithatë, avokatët mbrojtës të të pandehurve qëndruan në sallën e gjyqit, në pjesën e rezervuar për publikun, në respektim të vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot pa afat.

Bojkoti lidhet me rregulloren e re të GJKKO-së, të cilën avokatët e kundërshtojnë, duke e cilësuar si antikushtetuese dhe penguese për ushtrimin e profesionit.

Për shkak të qëndrimit të avokatëve jashtë vendit të tyre në proces, trupa gjykuese, e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ka vendosur gjobitjen e më shumë se 10 avokatëve, të zgjedhur dhe të caktuar kryesisht.

Secili prej tyre është gjobitur me 50 mijë lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds