Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj ish-presidentit të vendit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shtyrë për në datën 24 shtator. Shkak për këtë është bërë mungesa e një anëtari të trupit gjykues Rudina Palloj, ndërsa Meta dhe Kryemadhi kërkuan ta zhvillonin procesin pa praninë e avokatëve. 

Kryetari i trupit gjykues Erjon Bani paralajmëroi avokatin e Metës,  Bujar Musta, i cili ishte në sallë si publik.  Ai tha se nëse në seancën e radhës nuk do paraqitën avokatët do nisë aplikimi i gjobave.

“Ç’ është kjo gjykatë i jep fjalën prokurorit dhe nuk i jep të pandehurit. Ky prokuror na ka dhënë 55 fashikuj, na mungojnë mbi 70, mungojnë faqe etj, ai është për burg”, tha Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds