Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të Kryeministrit Rama dhe Ron Yeffet-it, duke i thënë para kompanisë “KAYO”. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se ata janë bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar. 

Sipas tij, kompania “KAYO” është e kryeministrit Rama, ndërsa iu bëri thirrrje deputetëve të heqin dorë nga mbrojtja e tij.

Sali Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre. Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar. Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues. Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij. Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë. E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi… A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo? I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës. Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona. A ka akt më të shëmtuar se ky?

A ka vjedhje më flagrante se kjo? A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos? Si mund të heshtni ju para këtij fakti? Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit.
Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri. Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë? Si ka mundësi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds