Në rrjetet sociale qarkulloi sot lajmi se mjeku kirurg Juljan Malaj është sulmuar me thikë nga një punonjës i Spitalit Memorial në Fier, ku edhe punon.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka nisur brenda ambienteve të spitalit, ku mjeku Malaj dhe një punonjës me detyrë kaldaist janë përfshirë në një konflikt fizik, gjatë të cilit dyshohet se janë qëlluar me grushte.

Pas konfliktit, kirurgu ka dalë nga ambientet e spitalit, por punonjësi dyshohet se e ka ndjekur, duke e sulmuar më pas me thikë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendin e incidentit ka mbërritur policia.

Në njoftimin zyrtar policia sqaron se: Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjete sociale, sipas të cilit është plagosur me mjet prerës (thikë), një mjek në Spitalin Memorial Fier, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se nuk kishte ndodhur plagosje me mjet prerës (thikë).  

Shtetasi J. M., mjek i spitalit dhe shtetasi L. B., punonjës i spitalit kanë patur një konflikt verbal në ambientet e spitalit, për të cilin kanë deklaruar se e kanë zgjidhur me mirëkuptim. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds