Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërhyjë serish në tregun e karburanteve përmes rikthimit në funksion të Bordit të Transparencës, një mekanizëm që synon kontrollin e çmimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e menjëhershme.

Vendimi është marrë nga qeveria përmes një procedure të përshpejtuar dhe vjen si reagim ndaj shtrenjtimit të paprecendet te karburanteve ne vendin tonë, me justifimin e luhatjes në tregjet ndërkombëtare, i ndikuar nga zhvillimet dhe konflikti në Lindjen e Mesme. Ky zhvillim ka reflektuar drejtpërdrejt edhe në tregun vendas, duke sjellë rritje të çmimeve për qytetarët dhe bizneset.

Bordi i Transparencës pritet të mblidhet në ditët në vijim për të përcaktuar nivelin maksimal të lejuar të çmimit të karburanteve, i njohur ndryshe si “çmimi tavan”.

Rikthimi i këtij mekanizmi konsiderohet si një masë emergjente për të stabilizuar situatën dhe për të krijuar më shumë kontroll mbi tregun e hidrokarbureve, në një kohë kur luhatjet ndërkombëtare po ndikojnë ndjeshëm ekonominë vendase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *