Operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Panahor të Mallakastrës ka vijuar edhe këtë të premte, me ndërhyrje si nga toka ashtu edhe nga ajri, për të vënë nën kontroll flakët që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh.
Mësohet se në terren janë angazhuar 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 25 punonjës të shërbimit zjarrfikës, 30 forca të Bashkisë Mallakastër, si dhe katër mjete zjarrfikëse.
Ndërkohë, kanë rifilluar operacionet edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri.
Situata paraqitet më e përmirësuar në fshatrat Rriban dhe Ngraçan dhe aktualisht sipas autoriteteve, flakët në këto zona nuk përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për banesat.
