Një 43-vjeçar është vënë në pranga pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka vjedhur një automjet që është gjetur i fshehur në banesën e një 46-vjeçari, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin duke e mbajtur automjetin në ambientet e shtëpisë së tij.

Edhe 46-vjeçari rezulton se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas njoftimit të policisë një shtetas kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në lagjen “Konferenca e Pezës”, më pas shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni i koduar “Itinerari”.   

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi O. B., 43 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se më datë 27.07.2026, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, ka vjedhur automjetin e shtetasit A. Xh., 25 vjeç. 

 Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi O. B. e ka kryer këtë vepër penale pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.   

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi I. D., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar, duke e mbajtur në banesën e tij, bashkë me automjetin e vjedhur.  Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhje”. Po punohet për kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds