Banorët e Divjakës kanë reaguar me indinjatë pas publikimit të draftit të Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale i cili parashikon shkrirjen e Bashkisë Divjakë dhe bashkimin e saj me Bashkinë Lushnjë.

Qytetarët e kundërshtojnë këtë propozim duke argumentuar se një ndryshim i tillë do t’ua vështirësojë marrjen e shërbimeve publike dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme. Sipas tyre, largësia nga qendra e re administrative do të krijojë pengesa dhe kosto shtesë për banorët, ndërsa Divjaka do të humbasë peshën e saj institucionale.

Banorët theksojnë se Divjaka ka një potencial të madh ekonomik falë zhvillimit të bujqësisë, turizmit dhe sektorëve të tjerë, ndaj kërkojnë që bashkia të ruajë statusin aktual dhe të mos bashkohet me Bashkinë e Lushnjës.

Ndërkohë këtë pasdite, në orën 18:30 është njoftuar një protestë në qendër të Divjakës, ku qytetarët do të kërkojnë tërheqjen e këtij projekti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds