Edhe  pse ky sezon turistik e ka gjetur  sërish plazhin e Ndërnënasit në Fier tërësisht me mangësi të theksuara shërbimesh , pushuesit e tij tradicionalë vijojnë ta frekuentojnë rregullisht. Pavarësisht se Ndërnënasi ka një vijë bregdetare prej 8 kilometrash dhe plazhi është i rrethuar me këneta e pyje , për shkak të harresës së investimeve zona nuk përfshihet ne listën e destinacioneve të njohura publike për pushime.

Sipas pushuesve një tjetër problematikë madhore mbetet segmenti prej më shumé se tre kilometra që te çon drejt plazhit. Rruga që kalon përmes hapësirave ranore dhe peisazhit të veçantë është një pengesë për frekuentim më të shpeshtë.

Ata pohojnë gjithashtu se plazhi frekuentohet edhe nga turistë të huaj të cilët pavarësisht mungesës së shërbimeve vlerësojnë vlerat kurative të këtij plazhi.

Mes grykëderdhjes së Semanit dhe masivit pyjor të Karavastasë  kjo perlë  “e fshehur” e Adriatikut vijon të mbetet keqardhja më e madhe e banorëve të Ndërnënasit të cilët apelojnë për vëmëndje nga institucionet përkatëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds