Policia Rrugore Fier në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore si dhe rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë ka vijuar kontrollin dhe monitorimin e akseve rrugore nëpërmjet përdorimit të teknologjisë, kryesisht për sjelljen e këmbësorëve në rrugët interurbane kryesore, në raport me normat e sjelljes për këtë kategori përdoruesish të rrugës.

Kontrollet kanë si qëllim jo vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore, por edhe sensibilizimin e këmbësorëve për rëndësinë jetike që ka përdorimi i nënkalimeve dhe mbikalimeve në këto kategori rrugësh të cilat, për shkak të karakteristikave teknike dhe shpejtësisë së lejuar, në rast aksidentesh rrugore, mund të jenë fatale për jetën dhe shëndetin e këmbësorëve.

Policia Rrugore Fier do të vijojë kontrollet dhe vendosjen e masave administrative ndaj të gjithë këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë kujdes nga këmbësorët, si dhe t’i përdorin mbikalimet dhe vendkalimet e dedikuara për kalimin e rrugës. Disa sekonda të kursyera nuk vlejnë sa jeta dhe siguria juaj.

Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është përgjegjësi e përbashkët dhe kontribuon drejtpërdrejt në parandalimin e aksidenteve rrugore.

Siguria në rrugë fillon nga secili prej nesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds