Qendra Rinore e Teknologjisë dhe Informacionit në Lushnjë po kthehet çdo ditë e më shumë në një hapësirë ku të rinjtë zhvillojnë aftësitë e tyre dhe përgatiten për sfidat e tregut të punës.

Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa shpërndau certifikatat për të rinjtë që përfunduan me sukses seancat e para të kurseve Marketing & Canva dhe Microsoft Office. Pjesëmarrësit u vlerësuan për angazhimin e tyre, ndërsa certifikatat shënojnë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional.

Veprimtaria u shoqërua edhe me prezantimin e Glow Code, një nismë që synon të afrojë të rinjtë me botën e teknologjisë, programimit dhe inovacionit, duke krijuar më shumë mundësi për zhvillim dhe punësim në të ardhmen.

Interesi i të rinjve për t’u bërë pjesë e kësaj qendre po rritet vazhdimisht. Çdo ditë, gjithnjë e më shumë të rinj zgjedhin të investojnë në njohuritë dhe aftësitë e tyre teknologjike, të mësojnë, të bashkëpunojnë dhe të ndajnë ide të reja në një mjedis modern e kreativ.

Qendra Rinore e Teknologjisë dhe Informacionit synon të jetë një pikë referimi për edukimin digjital të të rinjve, duke i mbështetur ata me njohuri praktike dhe mundësi të reja për zhvillim personal e profesional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds