“You Tech” Qendra Rinore e Teknologjisë dhe Inovacionit e vendosur në ambientet e Muzeut Historik të Lushnjës, po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme për të rinjtë e qytetit duke i afruar ata me teknologjinë, inovacionin dhe kreativitetin.

Aktualisht po zhvillohet projekti “Glow Code”, ku përfshihen 14 vajza nga shkolla të ndryshme të Lushnjës të cilat po mësojnë fazat e programimit nën drejtimin e instruktores Arjola Çela. Vajzat me këtë projekt po nisin rrugën e tyre në botën e teknologjisë, tha Çela.

“You Tech” është financuar prej Qendrës Kombëtare të Rinisë dhe ka tre muaj që ka filluar punën. Dy kurset e para në Marketing Canva dhe Microsoft Office sapo kanë përfunduar me certifikimin e të rinjve që morën pjesë, tregon Ariena Silo, specialiste e IT-së në bashki.

Qendra Rinore e Teknologjisë dhe Inovacionit shërben si një pikë takimi për bashkëpunim, ide të reja dhe zhvillim personal për të rinjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds