Një video virale me pamje të rënda po qarkullon në rrjetet sociale, ku një vajzë e mitur shfaqet duke u dhunuar fizikisht nga dy bashkëmoshatare të tjera,  ndërsa një e mitur tjetër filmon të gjithë skenën pa ndërhyrë duke tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë se viktima goditet në mënyrë të përsëritur me shuplaka dhe grushte dhe tërhiqet zvarrë prej  flokësh me një gjakftohtësi dhe pandjeshmëri të frikshme. Ngjarja është raportuar në Policinë e Fierit, ku menjëherë pas kallëzimit të 17- vjeçares së dëmtuar më datë 8 qershor janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale për këtë rast, ndërsa më datën 09.06. 2026  janë nisur materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi për veprën penale “ Dëmtime të tjera me dashje” për tre shtetaset e përfshira në këtë rast.

Dy vajzat që ushtrojnë dhunë ndaj të dëmtuarës , 19 vjeçarja Leonela Lamaj  dhe 15 vje}arja M.R., lindur dhe banuese në fshatin Mbyet , njësia administrative Portëz vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, ndërkohë mësohet se kjo e fundit ẽshtë arrestuar për dhunë në familje më datë 29.06.2026 dhe është dënuar nga Gjykata me mjekim të detyruar.

Rasti i Fierit fatkeqësisht i përsëritur duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për trinomin famije, shkollë, institucione për të parandaluar ngjarje të tilla tronditëse.

Paraditen e sotme Kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Erion Ahmetaj është paré për më shumë se një orë në ambientet e Prokurorisë, ku sipas burimeve kofidenciale mësohet se fokusi i takimit me Kryeprokurorin Elion Mustafaj ka qënë pikërisht zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimi i përgjegjësive ligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds