CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85

708 nxënës të klasave të nënta në bashkinë e Lushnjës, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin nisën këtë të premte Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë.

Në 8-të qendra testimi të ngritura në shkollat: “4 Dëshmorët”, “Skënder Libohova”, “Foto Puka”, “Kongresi i Lushnjës”, si edhe në SHMB Kolonjë, Fiershegan, Dushk dhe Krutje e Sipërme, nxënësit u testuan në lëndën e Gjuhës Shqipe.

Provimi u zhvillua nga ora 10:00 deri në 12:30, ndërsa nxënësit u paraqitën në qendrat e testimit një orë përpara nisjes së tij.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro në një mesazh drejtuar nxënësve uroi suksese dhe theksoi se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e një procesi të qetë, të rregullt dhe korrekt duke garantuar mundësi të barabarta për çdo nxënës.

Provimet Kombëtare shënojnë përfundimin e arsimit bazë dhe hapin rrugën drejt arsimit të mesëm. Sipas kalendarit më 22 qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare, më 25 qershor ai i Matematikës, ndërsa më 30 qershor provimi i Gjuhës së Huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds