Në sallën e Këshillit Bashkiak të Lushnjës u zhvillua një takim në kuadër të nismës Peer-to-Peer (P2P), me pjesëmarrjen e Kryetares së Bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa, Ambasadorit Michel Tarran, Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Elton Qendro përfaqësues i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, si dhe përfaqësuesve të bashkive Dibër, Berat dhe Memaliaj.

Në fjalën e saj Kryetarja Eriselda Sefa prezantoi përvojat dhe praktikat e Bashkisë Lushnjë në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, me fokus sektorin bujqësor, këshillimin teknik për fermerët, Shkollat e Fermerëve dhe krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor. Si bashki mentoruese e këtij programi, Lushnja ndau modele konkrete që kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e komunitetit lokal.

Nga ana e tij Elton Qendro përfaqësues i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri foli mbi rëndësinë e projektit Peer-to-Peer duke theksuar rolin e shkëmbimit të përvojave mes bashkive në forcimin e qeverisjes vendore dhe rritjen e kapaciteteve administrative dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal.

Gjatë takimit përfaqësuesit e bashkive Lushnjë, Dibër, Berat dhe Memaliaj shkëmbyen eksperienca dhe diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit vendor duke identifikuar praktika të suksesshme që mund të zbatohen në komunitetet e tyre. Aktiviteti u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërvendor dhe krijimit të zgjidhjeve konkrete për zhvillimin ekonomik dhe social të bashkive pjesëmarrëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds