Policia arreston një 19-vjeçar, se plagosi me thikë një shtetas 26-vjeç në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 48 160 euro dhe 7 200 dollarë të dyshuara të falsifikuara, që dyshohet se do të nxirreshin në treg.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se në spital ishte paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. Ç., 26 vjeç, i plagosur me mjet prerës (thikë), organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, brenda pak orësh u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. H., 19 vjeç, banues në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasin E. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 48 160 euro dhe 7 200 dollarë, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara dhe posedoheshin me qëllim nxjerrjen në qarkullim.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Fier arrestuan shtetasin D. H., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds