Një protestë simbolike u zhvillua në Lushnjë në mbështetje të protestës qytetare që prej 10 ditësh po organizohet në Tiranë e që nisi si një kauzë mjedisore për mbrojtjen e Zvërnecit. Edhe pse me pjesëmarrje të kufizuar, organizatorët e konsideruan të rëndësishme nisjen e reagimit qytetar edhe në qytetin e Lushnjës.

Sipas njërit prej organizatorëve Sevin Serjani numri i pjesëmarrësve nuk e zbeh rëndësinë e protestës, pasi ajo shënon fillimin e një lëvizjeje qytetare kundër asaj që ai e cilësoi si keqqeverisje.

Gjatë fjalës së tij, Serjani u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së radhës e cila do të zhvillohet të premten, në orën 19:00, në sheshin para Shtëpisë së Kongresit të Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds