Riciklimi dhe kujdesi për mjedisin ishin në qendër të projektit shkollor të realizuar nga nxënësit e klasës së shtatë të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”. Ata sollën një ekspozitë të veçantë me punime të realizuara nga materiale të riciklueshme duke treguar se mbrojtja e natyrës mund të nisë që në bankat e shkollës.
Në punishten e vogël të riciklimit, nxënësit prezantuan modele të ndryshme si ndërtesa e shkollës, ferma kafshësh, lule dekorative, kënde lojërash për fëmijë, fusha sportive dhe shumë krijime të tjera të ndërtuara me fantazi dhe përkushtim. Nxënësit përcollën mesazhin e ripërdorimit të materialeve dhe reduktimit të mbetjeve.
Mësuesja kujdestare Aurora Dërka vlerësoi punën dhe përkushtimin e nxënësve të cilët për disa muaj me radhë punuan për të realizuar projektin dhe për të sjellë ide origjinale.
Drejtoria e shkollës përgëzoi nxënësit, mësuesit dhe prindërit për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e projektit duke theksuar se aktivitete të tilla ndihmojnë në formimin e qytetarëve të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për natyrën.

