Në Frakull të Fierit një zjarr i madh dogji komplet banesën e 71 vjeçarit Isa Muçaj.  Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 dhe shkaku dyshohet se ka qënë soba e druve. Flakët janë përhapur më shpejtësi duke rrezikuar jetën e çiftit të moshuar që banonte në shtëpinë tashmë të djegur. Një komshi rastësisht ka parë flakët të dalin mbi çati dhe menjëherë ka  kërkuar ndihmë. Ai bashkë më banorët e tjerë të lagjes kanë nxjerrë jashtë banesës të padëmtuar dy të moshuarit .

Në vendngjarje mbërriti policia dhe shërbimi zjarrfikës që bënë të mundur shuarjen e flakëve të cilat mund të përhapeshin edhe në banesat përreth, por shtëpia u shkatërrua plotësisht e bashkë më të edhe mundi i disa viteve punë. Gjithçka u përfshi nga flakët orienditë, veglat e punës, lekët dhe vaji i ullirit që ndodhej në bodrum. Isa Mucaj, i zoti  i shtëpisë tregon si ndodhi ngjarja ndërsa apelon për ndihmë, pasi gjithçka ai kishte humbi sa hap e mbyll sytë.

Më ardhjen e stinës së ftohtë të dimrit ngrohja më dru është altërnativa më e përdorur në zonat rurale, por që është edhe shkaktare e rënies së zjarreve në banesa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *