Nxënësit e klasës së parë të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” festuan 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, me një ekspozitë pikture, ku treguan me anë të imagjinatës mënyrën se si e shohin veten dhe botën.
Përveç anës festive, aktiviteti ka edhe një mesazh sensibilizues, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe thirrjen për “jo dhunës dhe abuzimit” ndaj tyre, tha mësuesja Laureta Lame e cila uroi nxënësit e saj dhe fëmijët “Gëzuar 1 Qershorin”.
Mësuesja Laureta Lame vlerësoi punën dhe kreativitetin e nxënësve dhe njëkohësisht falënderoi edhe prindërit për bashkëpunimin në realizimin e projektit.
Më pas Jasmina dhe Rajla u shpërndanë shokëve të klasës dhuratat e vogla që kishin përgatitur për ta, një lule dhe çokollata si shenjë feste dhe miqësie.
Nënshkruesit e vegjël u uruan“Gëzuar 1 Qershorin”shokëve të shkollës të cilët vizituan ekspozitën që qendroi e hapur në hollin e shkollës.

