Vogëlushët e kopshtit “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” festuan 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, me një aktivitet të organizuar në ambientet e shkollës, së bashku me edukatoret  Romina Kajdo dhe Adela Çela.

Festa u zhvillua në një atmosferë gëzimi dhe argëtimi, ku fëmijët u kënaqën me këngë, recitime dhe aktivitete festive të dedikuara kësaj dite të veçantë për ta.

Të veshur bukur si kjo ditë vogëlushët mbyllën kopshtin një etapë e rëndësishme për ta dhe do të bëhen gati për fillimin e klasës së parë vitin e ardhshëm shkollor.

Edukatorja Romina Kajdo falënderoi fëmijët dhe prindërit për vitet e kaluara së bashku, duke u uruar suksese në rrugëtimin e ri shkollor që i pret.

Me veshjet e diplomimit nga kopshti fëmijët morën certifikatat simbolike dhe mes emocioneve dhe buzëqeshjeve hodhën kapelat e vogla, duke shënuar përfundimin e ciklit të kopshtit.

1 Qershori është një ditë që lumturon edhe prindërit kur shohin fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds