Një katastrofë mjedisore e përsëritur është kthyer në makthin më të madh të banorëve të Frakullës së Madhe në bashkinë Fier. Rreth 20 familje të komunitetit rom të angazhuara në mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve urbane për riciklim pasi grumbullojnë kryesisht plastikën dhe metalet për ti shitur, pjesën e mbetur te mbetjeve e grumbullojnë në anë të rrugës duke u vënë flakën. Retë e dendura të tymit janë kthyer në shqetësimin më të madh të banorëve të zonës të cilët në kulmin e indinjatës pohojnë se tymi i dendur që përhapet në gjithë zonën po u krijon probleme shëndetësore. Jemi ankuar shpeshherë thonë ata po situata vijon të mbetet e pandryshueshme.
Retë e zeza të tymit sjellin vështirësi edhe në kalimin e automjeteve. Banoręt apelojnë për masa të menjëhershme duke bërë thirrje të dëshpëruar për zghidhje të situatës. Fëmijët e vegjël të komunitetit rom drejtojnë automjete dhe motorra duke lëvizur me shpejtësi thonë banorët dhe çdo ditë jetojmë me frikën e ndonjë tragjedie.Shteti të marrë masa ose do të kalojmë në vetëgjyqësi thonë ata.
Përballë kësaj situate alarmante banorët e Frakullës së Madhe kanë apeluar njëzëri për ndërhyrje urgjente nga istitucionet por dhe masa ndëshkuese për ćdo rast të ndotjes së ambientit si dhe largimin e menjëhershëm të kësaj pike grumbullimi nga zona.
