“Festa e Mjaltit” u zhvillua në njësinë administrative Golem, ku fermerë të zonës ekspozuan produkte vendase si mjaltë, fruta, perime, vaj ulliri, gatime tradicionale dhe mjete bujqësore. Aktiviteti synon promovimin e produkteve lokale dhe traditave të zonës.

Aktiviteti vijoi me performanca të fëmijëve të shkollës Golem, kërcime aerobike dhe këngë nga fëmijët e qendrës kulturore.

E pranishme ishte edhe nënkryetarja e bashkisë, Maldrita Bardho, e cila vizitoi stendat e fermerëve dhe u njoh nga afër me produktet e zonës. Banorët thonë se Golemi dikur ka qenë i njohur për bletarinë, por sot kjo traditë po shkon drejt zhdukjes për arsye të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *