Divjaka ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror 2026. Çelja e sezonit u bë në parkun kombëtar pranë kullës 360 ° (gradë) dhe qendrës së vizitorëve. Atmosferë elektrizuese me praninë e një numri të madh qytetarësh ku nuk kanë munguar Kryetari i Bashkisë Divjakë Josif Gorrea, Ministri i Ekonomisë Petrit Malaj, deputetët e zonës dhe Drejtuesja Politike e Qarkut Fier Belinda Balluku.

Koncerti i organizuar me këtë rast u hap me performancën e sazeve të Myzeqesë. Më pas kanë dalë në skenë edhe misset e Shqipërisë.

Koncerti vijoi me këngëtaren Eranda Libohova si dhe këngëtarë e grupe të tjera.

Divjaka prej vitesh njihet për  frekuentimin e madh dhe gjithmonë në rritje të vizitorëve vendas e të huaj. Bizneset e shumta të Divjakës, por edhe zonës përreth kanë ekspozuar produktet që ofrojnë për vizitorët ku dominon tradicionalja ngjala dhe peshku i lagunës, si dhe gatimet e tjera.

Prej vitesh në Divjakë ka edhe shumë rezidentë nga shteti italian të cilët e pëlqejnë zonën, natyrën dhe njerëzit mikpritës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds