Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë pamjet nga nisja e punimeve në Kashar, ku do të vendoset stadiumi provizor që do të presë super spektaklin e Kanye West në Shqipëri.

Në postimin e tij, Ministri Gonxhja e cilëson këtë event si një produksion të përmasave dhe standardeve globale, që pritet të sjellë vëmendje të jashtëzakonshme ndërkombëtare për Shqipërinë dhe ta pozicionojë vendin në hartën e eventeve më të mëdha muzikore dhe kulturore.

Sipas tij, organizimi i një eventi të këtyre dimensioneve përfaqëson jo vetëm një moment të rëndësishëm artistik e kulturor, por edhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit, zhvillimin e turizmit dhe fuqizimin e ekonomisë lokale përmes ndikimit që sjell industria globale e muzikës, medias dhe entertainment-it.

Spektakli i Kanye West do të zhvillohet më 11 korrik në Tiranë dhe konsiderohet një nga eventet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds