Të pandihmuar e të paorientuar nga shteti fermerët e Kurjanit në Roskovec braktisën vreshtarinë duke e zëvendësuar me kulturën e ullirit, Dikur pothuajse i gjithë territori i Kurjanit në Roskovec ishte i kultivuar me vreshta duke e kthyer në shtyllën kryesore të ekonomisë lokale. Nga 100 hektarë, sipërfaqja e kultivuar me vreshta sot është reduktuar në 5 hektarë, thotë fermerit Eshref Toro i cili kultivon vreshta prej 32 vitesh.
Ndërkohë fermeri Qamil Kuka pohon se përballë këtyre problematikave, e braktisi tërësisht vreshtarinë për ta kultivuar gjithë sipërfaqen me ullinj. Sinkron
Traditën e vreshtarisë u detyrua ta lërë mënjanë edhe fermeri Astrit Abedini. Zotëroja një sipërfaqe të konsiderueshme, por e kam reduktuar ne një dynymë, thotë ai.
Sipas fermerëve në sistemin e kaluar sipërfaqet e mbjella me vreshta zinin 80% të territorit të Kurjanit , me një prodhim vjetor rreth 200 tonë, ndërsa sot kjo traditë është drejt shuarjes. Ata thonë se çdo ditë e më shumë po rrënohen e po shkojné drejt falimentimit për shkak të mungesës së vëmendjes nga shteti.
