Një tjetër emër shqiptar ngjitet sonte në një nga skenat më të rëndësishme europiane.

Ardit Çuni do të performojë live në Eurovillage Vienna, eventin zyrtar të Eurovision Song Contest, përpara mijëra spektatorëve dhe fansave nga e gjithë Europa.

Me vokalin potent, prezencën magnetike dhe energjinë që e ka kthyer në një nga artistët më të komentuar shqiptarë, Arditi pritet të ndezë atmosferën në zemër të Vjenës, në ikoniken Rathausplatz.

Pjesëmarrja e tij në skenën e Eurovision vjen si një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin ndërkombëtar të artistit, duke çuar edhe një herë emrin shqiptar në qendër të vëmendjes europiane.

Nga Shqipëria drejt skenës së madhe të Europës — sonte është radha e Ardit Çunit të shkëlqejë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds