Ndonëse njihen si zonat me prodhimin më cilësor të vajit të ullirit në vend, fshatrat e Mallakastrës po përballen me sasi të mëdha stok në depot e tyre. Edhe pse sezoni që kaloi shënoi një prodhim të mbarë dhe me cilësi të lartë, mungesa e tregut e bëri të pamundur shitjen e vajit të ullirit, duke i përballur fermerët me një situatë të pashpresë.

Sipas kultivuesve vaji i ullirit që është baza e të ardhurave familjare paraqet nevojën e një pike grumbullimi dhe mbështetje nga shteti për të krijuar dhe markën e zonës, pasi vetëm në këtë mënyrë do i hapej rruga edhe eksportit.

Kostoja e lartë e punës, që nga kujdesi fillestar e deri te procesi i përpunimit në fabrikë e bën të pamundur shitjen e vajit të ullirit nën kosto, thonë fermerët, ndërsa theksojnë se nëse situata mbetet e pandryshueshme do të heqin dorë përfundimisht nga kultivimi i kësaj kulture që për vite me radhë është shtylla e ekonomisë lokale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *