Publikohet traileri i filmit “Odiseja” nga regjisori Christopher Nolan, një superprodhim epik i bazuar në eposin grek që ndjek rrugëtimin e personazhit të njohur mes betejave, krijesave mitologjike dhe përpjekjes për t’u kthyer në Itakë. Filmi, me Mat Damon në rolin kryesor, sjell edhe intrigat për pushtet në mbretëri dhe pritet të jetë një nga produksionet më spektakolare të vitit 2026.
“Odiseja” i regjisorit Christopher Nolan është padyshim filmi më i pritur i vitit. Universal studios ka publikuar trailerin e ri të filmit duke zbuluar shumë më tepër rreth prodhimit gjigand.
Në këtë trailer të ri shohim Odisenë, të luajtur nga Matt Damon, duke luftuar me Ciklopët, ndërsa i ligu Antinos, i luajtur nga Robert Pattinson, përpiqet të pushtojë fronin e Itakës.
Gjithashtu shohim Anne Hathaway si Penelopa dhe Charlize Theron si Circe, ndërsa ka disa skena me Tom Holland si Telemaku. Trailer-i i ri paraqet edhe Argusin, qenin besnik të Odisesë.
Në imazhet e para shihet edhe Ciklopi, i cili duket se po mban në krahë një nga ushtarët e Odisesë. Traileri përmban më shumë skena nga Beteja e Trojës , si dhe atë që duket të jetë një betejë me Lastrogonët.
Filmi është një adaptim i eposit të lashtë grek të Homerit, Odisea, dhe paraqet Sirenat, si dhe elementë të tjerë të mitologjisë së mirënjohur.
Nolan e xhiroi filmin tërësisht me kamera Imax, dhe nga skenat e betejës në trailer, pritet që filmi të jetë mahnitës kur të shfaqet në kinema në ekranin e madh.
Megjithatë, filmi është përfshirë edhe nga polemikat për shkak të përzgjedhjes së aktorëve të cilët nuk përputhen me rajonin ku zhvillohet miti i Homerit.
“Odiseja” është filmi i 13-të me metrazh të gjatë i Nolanit dhe do të publikohet më 17 korrik 2026.
