Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka publikuar pamje nga shkolla e fshatit Mizë, në Divjakë e cila sipas tij ndodhet në gjendje tërësisht të amortizuar dhe të degraduar.

Korreshi shprehet se prej katër vitesh banorët dhe familjet e zonës kanë protestuar për rikonstruksionin e saj, por pa asnjë rezultat konkret. Ai thekson se për shkak të kësaj situate fëmijët janë të detyruar të ndjekin mësimin në fshatrat fqinjë si Kryekuq dhe Divjakë duke rritur kostot financiare për familjet.

Sipas deputetit ndonëse shkolla rezulton aktive në dokumente, realiteti në terren është krejt ndryshe, pasi godina është e shkatërruar dhe jashtë funksionit.

“Rikthehemi pas një viti në shkollën Mizë, e kemi denoncuar para zgjedhjeve. Shihni gjendjen ku është lënë, është shkatërruar dhe prishur. Fëmijët detyrohen të udhëtojnë disa kilometra për t’u arsimuar, kur shkolla mund të rregullohej me pak para. Ambienti vijon të degradohet. Ja si është reforma në arsim. Kanë vjedhur edhe kasat e dyerve, godina nuk është marrë as në ruajtje”, deklaron Korreshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds