Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 18:25 të ditës së djeshme në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnjë–Fier, ku një motoçikletë drejtuar nga  Anxhelo Tare 28 vjeç është përplasur me një mjet tip Volkswagen drejtuar nga Zabit Hoxha 50 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e motoçikletës, i cili është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit të Lushnjës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet kritike.

Menjëherë në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për drejtimin dhe disiplinimin e trafikut, ndërkohë që zona ka pasur edhe ngarkesë të lartë qarkullimi.

Nga të dhënat e para mësohet se mjeti tip Volkswagen ka hyrë në kryqëzim, ndërsa motoçikleta, me targa të huaja, është përplasur me të, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.

Në vendngjarje shkoi edhe regjistruesi i kaskës së motoçiklistit, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds